Prizren, presidenti Thaçi, zbuloi pllakën përkujtimore në nderim të vëllezërve Bytyçi

Prizreni

Prizren, presidenti Thaçi, zbuloi pllakën përkujtimore në nderim të vëllezërve Bytyçi

Nga: Beqir Sina Më: 31 maj 2019 Në ora: 22:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

PRIZREN: Përurimin e pllakës përkujtimore, sot në qytetin ku kan banuar t familja dhe tre vëllezërit dëshmor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë - UÇK-së, e ka bërë Presidenti Hashim Thaçi bashkë me nënën Bahrie.

“Këta tre heronj të Kosovës, shtetas shqiptaro-amerikanë, i lanë të gjithë të mirat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe dhanë jetën për atdheun e tyre”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Presidenti i Kosovës, z Hashim Thaçi, shkruajti : “ Në përkujtim dhe nderim të tre vëllezërve Bytyqi, Yllit, Mehmetit dhe Agronit, bashkë me nënën Bahrie, sot në Prizren vendosëm pllakë përkujtimore. Këta tre heronj të Kosovës, shtetas shqiptaro-amerikanë, i lanë të gjithë të mirat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe dhanë jetën për atdheun e tyre! HTH”

Ndërkohë mediat nga Prezereni thanë se aty, Thaçi ka thënë se me këtë pllakë, Prizreni, shteti i Kosovës, dhe krejt kombi shqiptar po madhështohet. Presidenti i vendit ka thënë se është optimist që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë presion në Beograd që kryesit e këtyre masakrave të marrin dënimin e merituar.

Pas zbulimit të pllakës, Thaçi tha se vëllezërit Bytyqi janë heronj të kombit që dhanë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës : Vëllezërit Bytyqi janë emblema e çlirimit të Republikës së Kosovës".

Thaçi po ashtu citohet të ketë thënë gjatë kësaj ceremonie se ndjehet i nderuar si president i vendit që po e bënë zbulimin e kësaj pllake përkujtimore, bashkë me nënën e vëllezërve Bytyqi, Bahrie Bytyqi, e cila mes shumë emocioneve bëri përpjekje që shkurt t’i thotë disa fjalë për djemtë e saj të rënë.

Pllaka përkujtimore për vëllezërit Bytyqi, njoftojnë mediat e këtij qyteti tashmë ndodhet në lagjen Ortakol të Prizrenit, afër shkollës “Abdyl Frashëri”.

Vëllezërit Bytyqi kujtohen si heronjtë shqiptaro-amerikan që lanë jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe erdhën iu bashkuan luftës së UÇK-së, përmes Batalionit Atlantiku dhe betejës së Pashtrikut.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat