Pamje të tmerrshme nga Prizreni: Hajnat shtrijnë përtokë shitësin, nën tytën e alltisë vjedhin çka u del para - Bota Sot
Pamje të tmerrshme nga Prizreni: Hajnat shtrijnë përtokë shitësin, nën tytën e alltisë vjedhin çka u del para

Prizreni

Pamje të tmerrshme nga Prizreni: Hajnat shtrijnë përtokë shitësin, nën tytën e alltisë vjedhin çka u del para

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 13:33
Ilustrim

Një pikë karburanti në fshatin Piranë të Prizrenit ishte cak i plaçkitësve mbrëmë.

Pas mesnatës, rreth orës 03:15, dy persona të maskuar dhe me armë janë futur brenda kësaj pike të karburantit ku kanë kërcënuar punëtorët e kompanisë “Shell” dhe kanë arritur që të grabisin para dhe gjëra të ndryshme nga marketi.

Pamjet e kësaj vjedhjeje që më shumë i ngjan skenave të filmave i ka siguruar Tv Prizreni.

Në këtë video shihet qartë se si dy personat e armatosur dhe të maskuar arrijnë në pikën e karburantit me një veturë nga e cila dalin me shpejtësi – njëri futet brenda marketit dhe tjetri qëndron jashtë.

Të dy kërcënojnë punëtorët e pranishëm me armë, madje duke i shtrirë ata edhe për tokë.

E gjithë ngjarja zhvillohet brenda pak sekondave, kur edhe të dy plaçkitësit largohen më pas me shpejtësi me veturën e tyre.

Togeri i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka thënë se shuma që është grabitur në këtë market nuk është shumë e madhe dhe deri tani nuk ka asnjë të ndaluar lidhur me këtë rast.

Ai ka thënë se Policia po zhvillon hetime dhe Prokuroria është njoftuar për rastin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...