Vrasje në tentativë, ngritët aktakuzë ndaj një personi në Prizren

Prizreni

Vrasje në tentativë, ngritët aktakuzë ndaj një personi në Prizren

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet E.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” , të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, me datë 17 mars të këtij viti, rreth orës 00:30 minuta në Prizren, në lagjen “Kurillë”, i pandehuri pas një mosmarrëveshjeje paraprake tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin Q.G., në atë mënyrë që vjen vrullshëm me automjetin e tij të markës “Audi”, del prej automjetit dhe fjaloset me Q.G., dhe pas përleshjes me të, e nxjerrë pistoletën e markës ,”Petro Beretta” e kalibrit 7.65 mm., dhe nga një distancë e afërt shtënë një herë në drejtim të të dëmtuarit Q.G., duke i shkaktuar lëndime e plagë nga arma e zjarrit.

Sipas një komunikate të prokurorisë, me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose  posedim të paautorizuar të armëve” sipas KRPK-së.

“I pandehuri gjendet në paraburgim, dhe prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar  Gjykatës që të vazhdohet kjo masë dhe i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprat penale të cilat i vihen në barrë”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat