Rrokulliset vetura në Randobravë të Prizrenit, lëndohet një person

Prizreni

Rrokulliset vetura në Randobravë të Prizrenit, lëndohet një person

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 21:15
Foto

Një veturë është vetèaksidentuar, duke u rrokullisur në fshatin Randobravë të Prizrenit, me ç’rast një femër ka marrë lëndime.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj ka konfirmuar se vetëaksidenti ka ndodhur për shkak mos respektimit të shpejtësisë nga ana e vozitësit të veturës.

“Vetura ka qenë duke udhëtuar në rrugën e fshatit Randobrave, përkatësiht në drejtim të Krushës së Vogël”, ka treguar Osmanollaj.

“Vozitësi nuk iu ka duke përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, me ç’rast në një kthesë humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe rrokulliset”.

Pasagjerja e lënduar ka marrë trajtim mjekësor dhe është liruar në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat