Komuna e Prizrenit me aksion për pastrimin e qytetit

Prizreni

Komuna e Prizrenit me aksion për pastrimin e qytetit

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 18:30
Prizreni

Komuna e Prizrenit sot filloi aksionin dhe fushatën e vetëdijesimit për pastrimin e qytetit, për shkak të gjendjes së përkeqësuar si pasojë e bllokimit të procesit për kontraktimin e kompanive për pastrim.

Këtij aksioni sot iu bashkëngjitën edhe kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, drejtori i Shërbimeve Publike Levent Kasëmi, si dhe përfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe OJQ-ve të ndryshme vullnetare.   

Kryetari Haskuka ka bërë të ditur se kjo komunë që nga muaji mars ka probleme me kontraktimin e kompanive për pastrimin e qytetit dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra. 

“Shpresoj që kjo bllokadë tanimë të përfundojë dhe që Organi Shqyrtues i Prokurimit të mos zgjasë më shumë këtë proces, sepse kjo që ne po kërkojmë nga ky organ nuk është luks, por nevojë bazike për Komunën e Prizrenit”, tha Haskuka.

Ai paralajmëroi se do të fillohet me gjoba mandatore për të gjithë ata që hedhin mbeturina në hapësira publike. 

Ndryshe, aksioni për pastrimin e qytetit do të zgjasë deri të shtunën, me ç’rast do të bëhet largimi i pikave ilegale, pastrimi, fshirja dhe kositja në 20 lokacione, përfshirë lagjet e ndryshme dhe zonat periferike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat