Prizren, rrënohet një objekt pa leje - Bota Sot
Prizren, rrënohet një objekt pa leje

Prizreni

Prizren, rrënohet një objekt pa leje

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 14:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtoria e Inspektorateve e komunës së Prizrenit, sot ka intervenuar në një objekt afarist pa leje ndërtimore, i cili gjendej në rrugën "Ali Pashë Tepelena".

Sipas komunës, rrënimi i objektit është realizuar sot si pasojë e vazhdimit të punimeve për ndërtim nga ana e investitorit, pavarësisht urdhërave të Inspektoratit për ndalimin e tyre.

Investitori përveçse nuk ka pasur leje ndërtimore, ka bërë edhe uzurpim të pronës shoqërore me ndërtim të objektit në ngastrën kadastrale 11053-2.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...