Një muaj paraburgim pasi e sulmoi fizikisht vajzën e tij

Prizreni

Një muaj paraburgim pasi e sulmoi fizikisht vajzën e tij

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Një muaj paraburgim është vendosur ndaj të pandehurit A. Q. nga Prizreni për veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Sipas Gjykatës masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 02.09.2019, nga ora 20:00, dhe do të zgjasë deri më datën 02.10.2019.

“Sepse me datë 01.09.2019, rreth orës 23:45 minuta, në Prizren saktësisht në shtëpinë e tij familjare, me qëllim që t’ i shkaktoj lëndime trupore personit tjetër dhe atë të dëmtuarës – vajzës së tij me iniciale K.K., në atë mënyrë që pasi i pandehuri e kishte vërejtur të dëmtuarën duke konsumuar cigare, fjaloset me të dhe në ato momente e godet në mënyrë të befasishme me grushte në regjionin e fytyrës dhe duke  kaluar më tutje në sjellje flagrante, duke e detyruar që të qëndroj e ulur derisa i njëjti e sulmonte në vazhdimësi, pasi kërkohet ndihmë nga policia, i pandehuri i acaruar me këtë veprim kërkon të dijë se kush e kishte njoftuar policinë, duke i’ u drejtuar me fjalë fyese, me ç’ rast tek e dëmtuara shkakton keqtrajtim psikologjik dhe fizik, të cilat rezultojnë me lëndime të lehta trupore, përkatësisht gjakderdhje në regjionin e hundës dhe lëndime në pjesë të ndryshme të trupit, e me këtë janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 187 par.1 nën par.1.1 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK-së) për caktimin e masës së paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, deklarojnë nga Gjykata.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat