Vdes gazetari Nexhip Menekshe

Prizreni

Vdes gazetari Nexhip Menekshe

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 17:04
Nexhip Menekshe

Pas një sëmundje të shkurtë, sot ka vdekur dramaturgu, gazetari, arsimtari i gjuhës rome dhe Drejtori i Radios “Romano Avazo” në Prizren, Nexhip Menekshe (1966-2019).

Menekshe kohë më parë realizoi dramën “Na ishte se ç’na ishte një Kujtim Paçak”, nën regjinë e Kaltrim Balajt, e cila u shfaq në muajin prill në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.

Fatmir Menekshe ka pasur barrën kryesore në këtë shfaqje, në rolin e Kujtim Paçakut.

Shfaqja u trajtua me anë të fragmenteve nga jeta e Kujtim Paçakut.

Shumica e lojërave skenike ishin të bazuara në fragmente të punës së intelektuale të Paçakut, si fuqi njerëzore e liderit, e tolerancës, e drejtësisë dhe më shumë e kreativitetit, që i lartëson poezitë e shkruara të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat