Gashi në Prizren: Vitin tjetër dyfishojmë fondin për rininë - Bota Sot
Gashi në Prizren: Vitin tjetër dyfishojmë fondin për rininë

Prizreni

Gashi në Prizren: Vitin tjetër dyfishojmë fondin për rininë

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 17:31
Kujtim Gashi

Është hapur sot Panairi i punësimit në Prizren, i cili ka për synim që të ofrojë punë për të rinjtë. Me këtë rast, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka premtuar se fondin për ndërmarrësit e rinj, do ta rrisin në 3 milionë euro.

Në ceremoninë e hapjes, Gashi theksoi se ky fond është dedikuar për të rinjtë, e që në kuadër të tij janë hapur 70 biznese.

Gashi: Vitin tjetër dyfishojmë fondin për rininë

“Fondi ynë i rinisë ka pasur një impakt të madh për dy vite, edhe në hapjen e bizneseve edhe në rritjen e numrit të të punësuarve në Republikën e Kosovës. Sigurisht se për vitin e ardhshëm është planifikuar që ky fond të jetë 3 milionë euro, një dyfishim i buxhetit, i cili po ashtu do të dedikohet edhe për përgatitjen e të rinjve për tregun e punës, sepse shpeshherë kemi probleme me profile të caktuara ku kërkohen nga shumë kompani e ndërmarrje”, tha ai.  

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se duke pasur parasysh nevojat e bizneseve për punëtorë, por edhe të të rinjve për punë kanë marrë iniciativa për gjetjen e mundësive për punësim në këtë rajon.

Sipas tij, një nga fokuset kryesore të kësaj komune, është tërheqja e investitorëve.

Haskuka: Rajoni i Prizrenit ka numër të madh të bizneseve

“Rajoni i Prizrenit ka numër të madh të bizneseve dhe njëra prej nevojave të tyre janë punëtorët e rinj, të aftë për punë. Ky rajon po ashtu ka numër të madh të të rinjve që kanë nevojë për vend pune. Prandaj, duke i marrë për bazë këto nevoja biznesore në Prizren, këtë vit kemi vendosur  të organizojmë panairin e punësimit për të rinjtë, konferencën për biznes dhe të rinjtë... ‘Produkti ynë, vendi ynë, rinia jonë’ është sllogani me të cilin jemi duke punuar sivjet”, tha ai.

Ndryshe, panairi i punësimit në Prizren do të zgjasë dy ditë. Ndërsa pritet që një event i tillë të bëhet tradicional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...