Ukaj: Stafi i Universitetit të Prizrenit përbëhet nga militantë të PDK-së

Prizreni

Ukaj: Stafi i Universitetit të Prizrenit përbëhet nga militantë të PDK-së

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 21:44
Xhavit Ukaj

Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së në qytetin e Prizrenit, Xhavit Ukaj, i ftuar në emisionin Pressing, ka thënë se Universiteti i Prizrenit nuk është akredituar për shkak se LDK’ja nuk ka qasje dhe nuk ka përgjegjësi. Ndërsa fajin e hodhi te PDK’ja, duke thënë se stafi i universitetit përbëhet nga militantë të PDK’së.

“LDK’ja në universitetin e Prizrenit nuk ka pasë qasje fare”, arsyetohet Ukaj.

“Nga themelimi i tij, të gjithë tenderët nuk kanë pasë lidhje me LDK’në, andaj edhe nuk mbajmë përgjegjësi”, ka thënë Ukaj.

Ndërsa fajin e hodhi te PDK’ja duke thënë se stafi i universitetit përbëhet nga militantë të PDK’së.

“I gjithë stafi ka qenë me militantë të PDK’së”, tha Ukaj.

Ukaj gjithashtu premtoi se disa militantë kemi me i hjekë.

“Disa militantë të PDK’së kemi me i hjekë”, premtoi Ukaj.

Derisa dikush nga të ftuarit tha “Me i marrë militantët e vet”.

E ukaj u përgjigj me “Ajo dihet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat