4 ditët e tmerrit që përjetoi 28 vjeçari turk në Prizren, mësohet arsyeja e rrëmbimit

Prizreni

4 ditët e tmerrit që përjetoi 28 vjeçari turk në Prizren, mësohet arsyeja e rrëmbimit

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 09:41
Për rrëmbimin e Atsan, policia ka arrestuar vëllëzërit, Abdulah dhe Yusuf Morina

Shtetasi turk Recep Atsan 28 vjeçar, është mbajtur i mbyllur për katër ditë në një shtëpi në Prizren. Për rrëmbimin e Atsan, policia ka arrestuar vëllëzërit, Abdulah dhe Yusuf Morina. Me kërkesë të Prokurorisë së Prizrenit, vëllëzërve iu ka caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht për rrëmbimin e 28 vjeçarit, sipas Prokurorisë Themelore të Prizrenit motivi i kësaj ngjarje dyshohet të jetë shkëmbimi i të hollave.

“Shtetasi turk R.A., ka qenë i rrëmbyer nga data 17-21 shtator 2019, dhe se viktima me të dyshuarit janë njohur më parë. Ndërsa, motivi dyshohet të jetë shkëmbimi i të hollave”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Për të dyshuarit Prokuroria ka kërkuar paraburgim. Dje, Gjykata e Prizrenit ka njoftuar se atyre iu ka caktuar masa e paraburgimit.

“Për të njëjtit, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Sidoqoftë, Shtetasi i Turqisë  kishte arritur që ta lajmëronte Ambasadën e Turqisë në Prishtinë dhe më pas e ka paraqitur rastin në stacionin policor në Mamushë ndërsa nga aty është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren për shkak se kishte pësuar lëndime në kokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat