NISMA hap fushatën në Prizren, Zafir Berisha me nderim para shtatores së dëshmorit

Prizreni

NISMA hap fushatën në Prizren, Zafir Berisha me nderim para shtatores së dëshmorit

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 15:42
NISMA hap fushatën në Prizren

Ekipi i NISMA-s Socialdemokrate – DEGA në Prizren, sot edhe zyrtarisht e bëri hapjen e fushatës zgjedhore pikërisht nga Monumenti i Lirisë dhe shtatorja e heroit të kombit, Remzi Ademaj.

Po futemi në këtë fushatë zgjedhore me një frymë të socialdemokracisë të shtrirë kudo në çdo shtëpi të çdo lagjeje dhe fshati të Prizrenit.

NISMA Socialdemokrate nga sot edhe zyrtarisht do të fillojë çdo ditë e më tepër në çdo tubim me qytetarë ta tregojë vendosmërinë për fitore, ne asnjëherë nuk kemi ndërmarrë nisma joserioze, ndaj fryma socialdemokrate dhe fitorja e madhe e nismës po fillon nga Prizreni, tha kryetari i degës, njëherit kandidat për deputet, Zafir Berisha.

Image

Mes tjerash, kryetari i degës apeloi tek të gjithë kolegët e subjekteve politike që këto zgjedhje të jenë model se si bëhet fushata, si bëhet demokracia, dhe në të njëjtën kohë të reflektojmë edhe karshi miqve ndërkombëtarë se qytetarët e Kosovës dhe vet Kosova si shtet është në gjendje të zhvillojë fushatë elektorale dhe zgjedhje demokratike.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat