PDK akuzon Lëvizjen Vetëvendosje për blerje votash në Prizren

Prizreni

PDK akuzon Lëvizjen Vetëvendosje për blerje votash në Prizren

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Në bazë të informacioneve të PDK-së nga terreni, të raportuara nga komisionarët dhe vëzhguesit e akredituar nga KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje ka filluar me të madhe, madje edhe në mënyrë publike blerjen e votave në Prizren.

Në një komunikatë për media të PDK-së në Prizren thuhet se rasti është raportuar në polici dhe se ai ka ndodhur rreth orës 10:00 në Qendrën e Votimit 2003a, në ambientet e SHFMU “Abdyl Frashëri”, ku është zënë në flagrancë një aktivist i VV-së, duke blerë vota.

“Personi i njëjtë është zënë edhe duke fotografuar votën në vendvotim me telefon, në të cilin kishte të ngjitur sloganin e VV-së. Për rastin në fjalë, personin e zënë në flagrancë, Policia e Kosovës e ka shoqëruar në stacionin policor, i cili në këto momente është duke u intervistuar, sipas procedurave ligjore në polici”, thuhet më tej në komunikatë.

PDK, Dega në Prizren shpreh shqetësimin për rastet në fjalë, andaj iu bën thirrje qytetarëve të Komunës së Prizrenit, që të mos bien pre e manipuluesve të vullnetit të popullit, por ta shfrytëzojnë të drejtën  ligjore dhe qytetare, për të votuar lirshëm dhe sipas bindjeve të tyre.

PDK, në Prizren, gjithashtu u bën thirrje institucioneve kompetente policisë dhe prokurorisë, që të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura ligjore për eliminimin e parregullsive eventuale në procesin zgjedhor.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat