Nëna akuzon mjekët në Prizren: Gjatë lindjes, më lënduan fëmijën

Prizreni

Nëna akuzon mjekët në Prizren: Gjatë lindjes, më lënduan fëmijën

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Një grua nga Prizreni ka raportuar në polici se pas lindjes së fëmijës në repartin e Gjinekologjisë, nuk është trajtuar mirë nga stafi mjekësor

Gruaja ka lindur pasditen e së dielës në spitalin e Prizrenit, ndërkaq rastin në polici e ka paraqitur të mërkurën e 6 nëntorit.

Sipas raportit të policisë, ankuesja ka bërë të ditur se dyshon se fëmija i saj i sapolindur gjatë lindjes ka pësuar lëndime trupore.

“Më 06.11.2019 ankuesja  femër K/Shqiptare ka raportuar, se me datën e cekur në Repartin e Gjinekologjisë kishte lindur fëmijën e gjinisë femërore, dhe gjatë kësaj kohe nuk ishte trajtuar si duhet, dhe po ashtu dyshon se fëmija i saj (e porsalindura) gjatë lindjes ka pësuar lëndime trupore”, theksohet në raportin e policisë.

Bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat