Mësuesja në Prizren nis punën pa konkurs, Drejtoria e Arsimit : Që nxënësit mos të humbin mësimin!

Prizreni

Mësuesja në Prizren nis punën pa konkurs, Drejtoria e Arsimit : Që nxënësit mos të humbin mësimin!

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Punësimet në vendin tonë, veçmas ato në baza partiake shpesh kanë vënë shumë pikëpyetje e pakënaqësi tek opinioni, ku nuk kanë munguar as kritikat e ankesat e shumta.

As Komuna e Prizrenit, nuk ka ngelur pas sa i përket mënyrës së shpalljes së konkurseve dhe punësimeve, veçmas në fushën e arsimit.

E, një vend pune ka zënë edhe Arnisa Cenaj, e cila është angazhuar si mësuese në shkollën “Emin Duraku” në Prizren. E njëjta madje është pranuar në këtë institucion shkollor pa konkurs.

Këtë për IndeksOnline, e ka konfirmuar edhe drejtori i shkollës në fjalë, Rrahim Bekteshi, ani pse të njëjtit kishin kërkuar nga DKA në Prizren një mësimdhënëse, në mungesë të saj.

“Mësuesja Lindita Haxhijaha, ka qenë para kësaj mësueses Arnisa Cenaj. Ajo është pranuar në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë si ligjëruese. Ne e kemi bërë kërkesën në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prizrenit për pranim të një mësueseje, që ta shpallë konkursin dhe është dërgu mësuesja Arnisa Cenaj, e cila ka qenë në listë të pagave. Ajo e ka nis punën pa konkurs nga muaji tetor në shkollën tonë”, ka thënë Bekteshi.

Ndërsa Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Xhemile Thaçi – Vezgishi, në një përgjigje për IndeksOnline ka thënë se mësimdhënësja A.C ka qenë në marrëdhënie pune në një shkollë tjetër, ndërsa për shkak të procedurave të konkursit, që nxënësit mos ta humbin procesin mësimor është angazhuar në shkollën “Emin Duraku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat