Kryetari i Prizrenit viziton nënën nga Durësi që lindi një djalë

Prizreni

Kryetari i Prizrenit viziton nënën nga Durësi që lindi një djalë

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 12:28
Mytaher Haskuka viziton nënën nga Durësi që lindi një djalë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me Halil Kastratin ka vizituar mbrëmë nënën nga Durrësi e cila kishte lindur një djalë derisa po strehohej në Prizren.

Ajo kishte ikur nga vendlindja e saj shkaku i tërmetit.

Haskuka bëri të ditur se nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Me Halil Kastratin e shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, mbrëmë vizituam spitalin rajonal të Prizrenit, ku takuam nënën nga Durrësi e cila kishte lindur një djalë derisa po strehohej këtu në Prizren, pasi kishte ikur nga vendlindja e saj shkaku i tërmetit.

Sikurse nëna, ashtu edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe stafi mjekësor i spitalit po përkujdeset në vazhdimësi për shëndetin e tyre”, ka shkruar ai.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat