Katër vrasjet që tronditën vitin e kaluar Prizrenin

Prizreni

Katër vrasjet që tronditën vitin e kaluar Prizrenin

Më: 18 janar 2020 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Katër vrasje të rënda ndodhën vitin e kaluar në rajonin e Prizrenit. Ndërsa, vrasja e Armenda Aliu – Velija pati tronditur Prizrenin.

Gruaja 48 vjeçare u vra nga arma e zjarrit me 15 plumba nga bashkëshorti i saj, Bajram Velija.

Çifti Velija morën rrugë nga Zvicra për në Prizren, gjatë muajit korrik.

Një zënkë e ashpër përfundoi me tragjedi.

Kjo vrasje llogaritet më e rënda që ndodhi vitin e kaluar në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj tregon se vitin e kaluar në rajonin e Prizrenit janë shënuar katër vrasje.

Dy vrasje në Prizren, kurse dy të tjera në Suharekë.

Vrasja e dytë në Prizren, pati ndodhur me një foshnje.  Një nënë ishte arrestuar për mbytjen e foshnjës së saj.

Dy vrasje, vitin e kaluar, patën tronditur edhe Suharekën.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës vrau punëtorin në kazino.

Vrasja tjetër brenda 24 orëve ndodhi në fshatin Studençan.

Vëllai vrau vëllain, për çështje pronësore.

“Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë autorët e këtyre vrasjave”, tha Osmanollaj.

Sipas tij, me përjashtim të këtyre vrasjeve, situata e sigurisë në regjionin e Prizrenit ka qenë e qetë.

“ Viti 2019-të për këtë regjion, ka qenë më i suksesshmi gjatë 10 fiteve të fundit “, tha ai.

Ai tha se gjatë këtij viti janë konfiskuar 160 armë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat