Djali i çiftit të vrarë në Prizren largohet nga Kosova, prokuroria e kërkon për intervistim - Bota Sot
Djali i çiftit të vrarë në Prizren largohet nga Kosova, prokuroria e kërkon për intervistim

Prizreni

Djali i çiftit të vrarë në Prizren largohet nga Kosova, prokuroria e kërkon për intervistim

Më: 23 janar 2020 Në ora: 18:00
Burrë e grua u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen “Ortakoll”

Mëngjesin e djeshëm një çift në Prizren u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen “Ortakoll”, dy ditë pasi kishin ardhur nga Suedia.

Sipas raportit të policisë në trupin e viktimave ishin vërejtur plagë nga arma e zjarrit.

Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, tha se sipas informatave të para që kanë, viktimat jetonin me djalin e tyre 35 vjeçar A.H, por ky nuk ishte me ata kur policia gjeti trupat me datën 21.01.2020.

“Në bazë të informatave të para që kemi është se viktimat kanë jetuar së bashku me djalin e tyre 35 vjeçar. Në kohën kur ka ndodhur ngjarja ai nuk ka qenë në shtëpi. Dyshohet se i njëjti ka kaluar kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut dhe më pas kufirin Maqedoni e Veriut-Greqi dhe më nuk dihet vendndodhja e tij”.

Shala ka thënë se janë në kërkim të djalit të tyre por jo në cilësinë e të dyshuarit duke thënë se ai do t’iu ndihmojë më shumë për procesin e hetimeve.

Sipas dyshimeve të para çifti ka ndërruar jetë dy ditë para se i kishte gjetur policia dhe që nga ajo ditë burrë e grua nuk kishin kontaktuar me fëmijët tjerë në Suedi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat