Varroset 19 vjeçari që u vra të dielën në Prizren - Bota Sot
Varroset 19 vjeçari që u vra të dielën në Prizren

Prizreni

Varroset 19 vjeçari që u vra të dielën në Prizren

Më: 28 janar 2020 Në ora: 16:51
Varrimi

Mesditën e sotme është varrosur, Elmir Kryeziu, 19 vjeçari që u vra të dielën. Rasti sipas policisë kishte ndodhur në rrugën “Xhevat Berisha”, në Prizren, ndërsa motivet ende janë të paqarta, por që gjithçka kishte nisur me një mosmarrëveshje mes të ndjerit dhe mes dy personave të tjerë.

I riu, vdiq në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pas plagëve që mori me thikë, derisa të dyshuar për këtë vepër kriminale janë dy vëllezërit, dyshimtë H.S, i lindur në vitin 1996 dhe Sh.S i lindur në vitin 1994.

Në varrim morën pjesë qytetarë të shumtë, miq e familjarë. Derisa 19 vjeçari la pas një vëlla dhe tr motra.

Image
Varrimi

Ndryshe, vëllai i të ndjerit, Zeqir Kryeziu, nuk pranoj të flas për mediat vendore, derisa tha se janë të shokuar dhe të tronditur nga humbja e Elmirit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat