Detaje të reja nga shpërthimi i mbrëmshëm në Zhur, njëri polic i lënduar po trajtohet në Kujdesin intensiv të QKUK-së

Prizreni

Detaje të reja nga shpërthimi i mbrëmshëm në Zhur, njëri polic i lënduar po trajtohet në Kujdesin intensiv të QKUK-së

Më: 28 janar 2020 Në ora: 21:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Një pjesëtar i policisë së Kosovës ka mbetur i vrarë, ndërsa dy të tjerë, bashkë me një fëmijë, kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim që ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Zhur të Prizrenit.

Zyrtari policor, Sami Thaçi humbi jetën në krye të detyrës, gjatë një bastisjeje që po bëhej në një shtëpi nga Njësia e specializuar e Antidrogës, ndërsa edhe katër policë të tjerë janë dërguar për në Spitalin e Prizrenit për ndihmë mjekësore.

Njëri nga katër policët që u pranuan në Spitalin e Prizrenit, u transferua mbrëmë për në QKUK, pasi që gjendje e tij ishte e rëndë.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani tha se polici i plagosur mbrëmë në Zhur të Prizrenit, është transferuar për kujdes intensiv.

“E kemi transferu në klinikë, është në kujdesin intensiv, pasi e kemi pranuar dhe i kemi ofruar ndihmën e nevojshme”, tha shkurt Lenjani.

Polici i lënduar mbrëmë në QKUK është nisur nga Spitali i Prizrenit, me shenja të jetës, por në gjendje mjaft të rënduar.

Kështu tha Afrim Avdaj, drejtori i Spitalit të Prizrenit.

“Polici i parë i pranuar me lëndime të kokës të fytyrës dhe qafës, të krahut dhe para-krahut është dërguar në QKUK me gjendje të rënduar, me shenja vitale, por në gjendje të rënduar”, tha Avdaj.

Avdaj tha se fëmija i lënduar dhe policët tjerë të pranuar në spital për shkak të lëndimeve që kanë marrë janë jashtë rrezikut për jetë.

“Fëmija i lënduar gjatë këtij shpërthimi është pranuar në Oftalmologji dhe është jashtë rrezikut për jetë, por është hospitalizuar. Ndërsa polici i dytë është pranuar në Ortopedi dhe është jashtë rrezikut për jetën. Kemi pranuar edhe dy policë të tjerë të cilët kanë pengesa në frymëmarrje, por nuk janë në rrezik dhe nuk janë hospitalizuar”, u shpreh Avdaj.

Ngjarja tragjike, ku polici Sami Thaçi humbi jetën, ka ndodhur të martën derisa njësitë e Policisë së Kosovës ishin duke kryer një aksion bastisje në një  shtëpi në  fshatin Zhur të Prizrenit.

***

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë të dyshuarin në lidhje me incidentin e sotëm që ndodhi në Zhur të Prizrenit.

Këtë e ka konfirmuar, Shaban Osmanollaj, zëdhënës në Policinë Rajonale të Prizrenit.

“Po, është arrestuar i dyshuari menjëherë. I njëjti është duke u mbajtur në paraburgim me afat prej 48 orësh”, ka thënë zyrtari policor.

Image
Shaban Osmanollaj, zëdhënës në Policinë Rajonale të Prizrenit.

Ndryshe, Policia e Kosovës, njësiti antidrogë ishte sot duke zhvilluar një aksion, gjatë të cilit ku ka ndodhur një shpërthim, në të cilin ka humbur jetën polici, Sami Thaçi dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Gjithashtu gjatë këtij shpërthimi, është lënduar edhe një fëmijë, i cili është duke u mbajtur në Spitalin e Prizrenit e që është jashtë rrezikut për jetë.

Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka treguar për mediat se një person që dyshohet se është marrë me lëndë narkotike ka montuar një bombë në shtëpi të tij, me ç’rast fëmija i lënduar është pjesëtar i familjes së tij./

***

Shaban Osmanollaj ka treguar se aksioni në të cilin ka humbur jetën Sami Thaqi ka qenë  “operacioni [i Policisë së Kosovës] ka pasur të bëjë me parandalimin dhe zbulimin e narkotikëve”.

Gjatë këtij aksionit ka humbur jetën një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe dy të tjerë janë mbetur të lënduar.

Drejtori i Spitalit të Prizrenit për mediat vendore, Afrim Avdaj ka thënë se njëri nga ta është në gjendje kritike për jetë.

***

Një shpërthim ka ndodhur pak orë më parë në Zhur të Prizrenit ku mbeti një polic i vdekur. Lëndime trupore ka marrë edhe një fëmijë i moshës 9-vjeçare i familjës në të cilën është bërë aksioni i policisë. Fëmija është duke u trajtuar në repartin e syve në Spitalin e Prizrenit. Të plagosur kanë mbetur edhe dy policë të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.

Se fëmija 9 vjeçar është duke u trajtuar në Spitalin ne e Pejës, rastin e ka konfirmuar vetë drejtori i këtij spitali, Afrim Avdaj, i cili ka thënë fëmija është jashtë rrezikut për jetë.

“Polici tjetër është duke marrë tretman mjekësor nga plagët e eksplozivit, ndërsa është sjellë në spital edhe një fëmijë i moshës rreth 9-vjeçe është pranuar në repartin e syve. Edhe fëmija edhe polici janë jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar ai.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka thënë se edhe një fëmijë ka pësuar lëndime të lehta nga shpërthimi me eksploziv në Zhur të Prizrenit, nga i cili një zyrtar policor mbeti i vdekur. Osmanollaj ka deklaruar se ende nuk dihen detajet e mjetit eksplodues.

“Për fat të keq është një rast tragjik. Gjatë bastisjes së një lokacioni në fshatin Zhur ka pasur një eksplodim, por ende nuk dihen detajet e mjetit eksplodues. Për fat të keq ka humbur jetën një koleg i yni, një polic profesionist. Në këtë rast edhe një fëmijë i familjes ku është kryer bastisja ka pësuar lëndime të lehta”, ka deklaruar Osmanollaj.

Shpërthimi i eksplozivit ka ndodhur gjatë një aksioni të policisë  për parandalimin e narkotikëve.

“Operacioni i Policisë së Kosovës ka pasur të bëjë me parandalimin dhe zbulimin e narkotikëve”, ka thënë Osmanollaj. 

 

Vritet një polic, dy të tjerë dhe një fëmijë 9-vjeçar të lënduar në shpërthimin në Zhur – Spitali i Prizrenit jep detaje

Një polic i Kosovës ka ndërruar jetë, ndërsa janë lënduar edhe dy të tjerë në një aksion të sotshëm të Policisë së Kosovës në Zhur të Prizrenit.

Po ashtu është konfirmuar se i lënduar është edhe një fëmijë i moshës 9-vjeçare.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Avdaj, ka konfirmuar rastin.

Ai ka thënë se njëri prej policëve është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në QKUK, ndërsa polici tjetër dhe fëmija janë jashtë rrezikut për jetë aktualisht.

“Më ka lajmëruar komandanti i Policisë se ka ndodhur një shpërthim në Zhur diku dhe në spital pritet të vijnë disa të lënduar. Në spital kanë ardhur tre persona, dy policë dhe një fëmijë. Njëri prej policëve i lënduar rëndë dhe është dërguar për në QKUK pasi ka marrë ndihmën mjekësore në Prizren.

“Polici tjetër është duke marrë tretman mjekësor nga plagët e eksplozivit, ndërsa është sjellë në spital edhe një fëmijë i moshës rreth 9-vjeçe është pranuar në repartin e syve. Edhe fëmija edhe polici janë jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar ai për Sinjali.

Media nga burimet e saj merr vesh se polici i vdekur nuk është dërguar fare në spitalin e Prizrenit, për shkak se vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes.

***

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka vdekur para pak minutave në një aksion policor në Zhur të Prizrenit.

Rastin e ka konfirmuar policia e Prizrenit, të cilët kanë  njoftuar se gjatë një operacioni policor në fshatin Zhur të Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një shperthim ku si pasoj e këtij shpërthimi kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar.

Njëri nga zyrtarët policor ka vdekur.

“Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fsh. Zhur të Prizrenit,  dyshohet se ka ndodhur një shperthim ku si pasoj e këtij shpërthimi ende të pa identifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar. Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë. Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i PK-se kanë dalur në vendin e ngjarjes. Për informacione tjera do tju njoftojmë në vijim” thuhet në njoftim.

***

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur plagosur në Zhur të Prizrenit.

Burimet e medias brenda Policisë kanë thënë se dyshohet se vdekja e policit dhe plagosja e dy të tjerëve ka ardhur si pasojë e një shpërthimi me eksploziv.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat