Edhe dy policë dhe një fëmijë 9-vjeçar të lënduar në shpërthimin ku vdiq polici – Spitali i Prizrenit jep detaje

Prizreni

Edhe dy policë dhe një fëmijë 9-vjeçar të lënduar në shpërthimin ku vdiq polici – Spitali i Prizrenit jep detaje

Më: 28 janar 2020 Në ora: 21:46
Ilustrim

Një polic i Kosovës ka ndërruar jetë, ndërsa janë lënduar edhe dy të tjerë në një aksion të sotshëm të Policisë së Kosovës në Zhur të Prizrenit.

Po ashtu është konfirmuar se i lënduar është edhe një fëmijë i moshës 9-vjeçare.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Avdaj, ka konfirmuar rastin.

Ai ka thënë se njëri prej policëve është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në QKUK, ndërsa polici tjetër dhe fëmija janë jashtë rrezikut për jetë aktualisht.

“Më ka lajmëruar komandanti i Policisë se ka ndodhur një shpërthim në Zhur diku dhe në spital pritet të vijnë disa të lënduar. Në spital kanë ardhur tre persona, dy policë dhe një fëmijë. Njëri prej policëve i lënduar rëndë dhe është dërguar për në QKUK pasi ka marrë ndihmën mjekësore në Prizren.

“Polici tjetër është duke marrë tretman mjekësor nga plagët e eksplozivit, ndërsa është sjellë në spital edhe një fëmijë i moshës rreth 9-vjeçe është pranuar në repartin e syve. Edhe fëmija edhe polici janë jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar ai për Sinjali.

Media nga burimet e saj merr vesh se polici i vdekur nuk është dërguar fare në spitalin e Prizrenit, për shkak se vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat