Pesë vrasje brenda javës në Prizren

Prizreni

Pesë vrasje brenda javës në Prizren

Më: 29 janar 2020 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Pesë persona janë vrarë brenda një jave në Rajonin e Prizrenit. Situata është tejet shqetësuese me numrin e madh të krimeve të ndodhura në këtë fillim viti.

I fundit që mbeti i vrarë në Prizren është pjesëtari i policisë së Kosovës, Sami Thaçi.

Ai ra në kryerje të detyrës derisa po intervenonte në një operacion antidrogë.

Të vrarë brenda javës janë edhe çifti Durim Hadri dhe Suada Hadri, të cilët u gjetën të vdekur në banesën e tyre sapo kishin ardhur për pushime nga Suedia.

Vrasje tjetër që tronditi Prizrenit ishte edhe ajo e të riut E.K, 19-vjeç. I riu u ther me thikë pasditen e 26 janarit në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren.

Po atë ditë, në mbrëmje u vra edhe Shaip Krasniqi, 44-vjeç. Vrasja ndodhi në Matiqevë të Suharekës e cila është në rajon të Prizrenit.

Për të gjitha vrasjet policia ka mbledhur prova të mjaftueshme për dorasit. Tre persona janë arrestuar si të dyshuar për tri vrasje, ndërsa për vrasjen e çiftit personi i dyshuari, djali i tyre, ndodhet në kërkim të autoriteteve policore.

Sami Thaçi, polici i vrarë mbrëmjen e 28 janarit

Shaip Krasniqi, 44-vjeç, i vrarë në Matiqevë  

Durim dhe Suada Hadri, çifti i vrarë me 22 janar

E.K, 19-vjeç, i vrarë me 26 janar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat