Gjykata merr vendim për Iron Badallin, të dyshuarin për shpërthimin në Zhur të Prizrenit - Bota Sot
Gjykata merr vendim për Iron Badallin, të dyshuarin për shpërthimin në Zhur të Prizrenit

Prizreni

Gjykata merr vendim për Iron Badallin, të dyshuarin për shpërthimin në Zhur të Prizrenit

Më: 30 janar 2020 Në ora: 11:44
Iron Badallin

Gjykata e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit Iron Badallit.

Badalli po dyshohet për tri vepra penale: shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasoja vdekjen e një personi, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm si pasojë tre persona të lënduar dhe armëmbajtje pa leje.

Iron Badalli dyshohet për vënien e një mjeti shpërthyes, si pasojë e të cilit vdiq polici Sami Thaqi dhe u plagosën dy policë tjerë, gjatë një aksioni në mbrëmjen e 28 janarit, në fshatin Zhur të Prizrenit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat