Komuna e Prizrenit përuron projektin "One Stop Shop" - Bota Sot
Komuna e Prizrenit përuron projektin "One Stop Shop"

Prizreni

Komuna e Prizrenit përuron projektin "One Stop Shop"

Më: 9 mars 2020 Në ora: 06:32
Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se sot në objektin e administratës komunale, do të bëhet përurimi i projektit "One Stop Shop" (Qendra me Një Ndalesë).

Ky projekt është realizuar nga ana e Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Administratës Publike që tashmë është e integruar në Ministrinë e Brendshme.

Prezentë në ceremoninë e përurimit do të jenë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka dhe kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti.

Projekti One Stop Shop është një ndër projektet më të rëndësishme të Komunës së Prizrenit dhe është hera e parë që një projekt i tillë realizohet në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat