​Presidenti Thaçi dekoroi me urdhrin “Hero i Kosovës” 66 dëshmorë të ZOP-it

Prizreni

​Presidenti Thaçi dekoroi me urdhrin “Hero i Kosovës” 66 dëshmorë të ZOP-it

Më: 11 mars 2020 Në ora: 12:56
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaci, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Prizren, ku me urdhrin “Hero i Kosovës” ka dekoruar 66 dëshmorë të Zonës Operative të Pashtrikut-brigada 125 të UÇK-së.

Me këtë rast i pari i vendit kujtoi demonstratat e 11 marsit të vitit 1981, për të cilat tha se janë bazament i Republikës së Kosovës.

Presidenti i vendit vlerësoi lart kontributin e 66 dëshmorëve të rënë në Zonën Operative të Pashtrikut.

Ai tha se fal gjakut dhe kontributit të dëshmorëve Kosova gëzon liri.

Thaçi: Këtë fitore duhet ta kujtojmë gjithmonë

“11 marsi, dita e demonstratave të vitit 1981 dita dhe demonstrata këto që janë bazamenti i Republikës së Kosovës. Bazamenti i protestave dhe kryengritjes së armatosur të qytetarëve të Kosovës që janë edhe bazamenti i të shenjtës Ush trisë Çlirimtare të Kosovës. Prandaj sot jemi mbledhur në Prizren për të nderuar të rënët e kombit në luftë për liri, për çlirim, pavarësi e bashkim kombëtar. Sot kur shënojmë edhe 22 vjetorin e lirisë, atëherë kur gjithë ato vajza dhe djem të Kosovës luftuan kundër ushtrisë serbe në çdo kënd të territorit të Republikës së Kosovës. edhe pse me mjete modeste por me shpirt e vendosmëri të madhe e arritëm atë të cilën vetëm e kishim ëndërruar, po besonin në drejtësi në luftën dhe sakrificën tonë dhe në vlerat perëndimore, prandaj edhe fituam dhe këtë fitore duhet ta kujtojmë gjithmonë....Duke respektuar autoritetin kushtetues dhe ligjor kam vendosur të ndaj dekorata për të rënët për liri dhe pavarësi të Kosovës”, u shpreh Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat