Haskuka: Shërbimet komunale në Prizren vazhdojnë me staf të reduktuar

Prizreni

Haskuka: Shërbimet komunale në Prizren vazhdojnë me staf të reduktuar

Më: 16 mars 2020 Në ora: 12:46
Haskuka

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se shërbimet komunale po vazhdojnë me staf të reduktuar.

Ai konfirmoi se shërbimi primar shëndetësor vazhdon dhe falënderoi qytetarët për respektimin e masave të ndërmarra nga qeveria.

“Falënderoj restorantet, kafiteritë, çajtoret t dhe qendrat tregtare për respektimin e vendimeve për ndërprerje të aktivitetit. Të vazhdojmë me bashkëpunim dhe mirëkuptim! Ftoj qytetarët që të zbatojnë masat për shëndetin publik! Panik jo! Kujdes po!”, shkroi Haskuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat