Korisha në karantinë, Policia vendoset në gjashtë pika për të bllokuar hyrjet-daljet

Prizreni

Korisha në karantinë, Policia vendoset në gjashtë pika për të bllokuar hyrjet-daljet

Më: 3 prill 2020 Në ora: 09:38
Ilustrim

Fshati Korishë është vendosur mbrëmë në karantinë për shkak të një rasti me coronavirus, por që nuk dihet burimi i infektimit.

Në këtë fshat Policia është vendosur në gjashtë pika, duke bllokuar hyrjet dhe daljet në fshat me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.

Fshati do të jenë në karantinë deri në një vendim tjetër, ndërsa në emisionin Zyra e Ankesave të RTV Dukagjinit u tha se hyrjet daljet janë bllokuar për në këtë fshat përveç atyre që kanë lejen e lëvizjes.

Ndryshe, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka kërkuar nga qytetarët mirëkuptim dhe bashkëpunim për luftimin e coronavirusit.

“I ftoj të gjithë kontaktet e personit që të vetizolohen për dy javë dhe nëse kanë simptome të telefonojnë në numrin 038 200 80 800”, ka thënë Haskuka.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat