Korisha futet në karantinë, testohen 25 persona që patën kontakt me 70 vjeçaren e ndjerë

Prizreni

Korisha futet në karantinë, testohen 25 persona që patën kontakt me 70 vjeçaren e ndjerë

Më: 6 prill 2020 Në ora: 14:09
Korisha

Një burrë 59 vjeç dhe një grua 70 vjeçe janë dy viktimat e fundit në Kosovë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të fundit, si pasojë e koronavirusit, duke e çuar kështu në tre numrin e përgjithshëm të personave të vdekur me COVID-19 në Kosovë njëri nga viktimat ishte një grua e moshës 70-vjeçare nga fshati Korishë i komunës së Prizrenit.

Ndëkrohë autoritetet në Prizren kanë marrë vendim që të gjithë  fshatin ta vendosin në karantinë.

Këtë e ka konfirmuar drejtori për shëndetësi në komunën e Prizrenit, Calon Shehu.

“Dje në Korishë janë bërë 25 testime të famikarëve dhe të personave që kanë passur kontakte me pacienten në fjalë. Të gjitha ata kanë rezultuar negativ. Është marrë vendim që i gjithë fshati Korisht të futet në karantinë. Korisha për 14 ditë do të jetë në Karantinë”, ka thënë Shehu.

Ai po ashtu ka treguar për gjendjen shëndetësore të pacientës e cila ishte nga kjo komunë e cila vdiq sot pas infektimit me Covid19.

“Pacientja në fjalë ka pasur probleme pulmunare. Ka qenë e shtrirë në spitalin rajonal të Prizrenit. Sipas rekomandimeve të mjekëve ëhstë marrë vendim që ajo të shtrihet në Klinikën Infektive për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Në bazë të simptomave asaj i është bërë testi për Covid 19. Ajo ka rezultuar pozitiv para tre ditëve”, shpjegon Shehu.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat