Prizren, ftohet mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal

Prizreni

Prizren, ftohet mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal

Më: 6 prill 2020 Në ora: 16:57
Kuvendi Komunal

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Sulltan Badallaj, duke e parë gjendjen aktuale nëpër të cilën po kalon Komuna e Prizrenit e ka ftuar mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, në të cilën kuvendarët do t’i shqyrtojnë dy pika të rendit të ditës.

Kuvendarët do të informohen me veprimet e ndërmarra nga Komuna e Prizrenit rreth situatës me sëmundjen e COVID-19 dhe do të shqyrtohet dhe miratohet propozimi-vendimi për bartjen e mjeteve të pashpenzuara nga të hyrat vetanake të vitit 2018 dhe 2019 në vitin 2020.

Mbledhja do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës, më 9 prill duke filluar në orën 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat