​Kërkohet urgjentisht dhurim i gjakut AB pozitiv për një pacient me dializë në Prizren

Prizreni

​Kërkohet urgjentisht dhurim i gjakut AB pozitiv për një pacient me dializë në Prizren

Më: 9 prill 2020 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Familjarë të pacientit Shaban Murati, i cili vuan nga insuficienca renale e veshkës dhe ndodhet në hemodializë, kërkojnë ndihmë urgjente nga dhuruesit vullnetarë të gjakut që posedojnë grupin AB pozitiv.

Agim Murati, familjar i pacientit, ka bërë të ditur se nevojiten dy doza gjaku dhe ata që kanë mundësi të lajmërohen nesër në Prizren, duke kontaktuar në numrin e telefonit +38349737906 ose të shkruajnë direkt në llogarinë e tij në Facebook.

“Ju lus, kush e ka grupin e gjakut AB pozitiv dhe ka mundësi të jep ndihme, të lajmërohet për nesër në Prizren. Na duhen dy doza. Ju falënderojmë paraprakisht”, ka thënë Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat