“Çmimet në qiell” në kohë pandemie, Komuna e Prizrenit paguan 14 euro për litër për dezinfektues dhe 31 euro për maska

Prizreni

“Çmimet në qiell” në kohë pandemie, Komuna e Prizrenit paguan 14 euro për litër për dezinfektues dhe 31 euro për maska

Më: 19 prill 2020 Në ora: 19:57
Ilustrim

Në kohë pandemie, Komuna e Prizrenit  ka nënshkruar një kontratë të dyshimtë në vlerë prej 102,040.00 euro për furnizim me materiale me çmime shumë herë më të larta se ato në treg, për më tepër ky tender i është dhënë një kompanie që organizon konferenca e panaire.

Komuna e Prizrenit, më 6 prill të këtij viti, ka nënshkruar një kontratë për ” Furnizim me material shpenzues sanitar për nevojat e shërbimeve shëndetësore për mbrojtje nga Coronavirusi në Komunën e Prizrenit” .

Kjo kontratë është nënshkruar me kompaninë “Eka Tradeing“ Sh.P.K. nga Prizreni përmes negociatave të drejtpërdrejta dhe pa publikim të njoftimit për kontratë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat