Dy rastet në Dragash me coronavirus: Një pacient në hemodializë dhe një infermier

Prizreni

Dy rastet në Dragash me coronavirus: Një pacient në hemodializë dhe një infermier

Më: 26 prill 2020 Në ora: 16:43
QKUK

Të shtunën janë shënuar dy rastet e para me COVID-19 në komunën e Dragashit. Bëhet fjalë për një pacient me hemodializë, që shërbimin e kishte marr në Spitalin e Prizrenit, dhe për një infermier nga kjo komunë i cili punon në hemodializë

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Spitalit Rajonal të Prizrenit, Afrim Avdaj.

Ai ka theksuar se pacientët tjerë me hemodializë janë në vetizolim në repartin e Infektivës në Spitalin e Prizrenit.

Ndërkohë, numri i personave të konfirmuar me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 731. Nga ta janë shëruar 165 ndërkaq kanë vdekur 21 persona.

Rasti i fundit i vdekjes nga COVID-19 u shënua mesditën e sotme. Një 44-vjeçar nga Gjilani vdiq si pasojë e koronavirusit dhe sëmundjeve tjera shoqëruese, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Më qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, të mërkurën në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit të qytetarëve.

Bazuar në masat e vendosura nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.

Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat