Reparti i hemodializës, burim i infeksionit për rastet e reja me COVID-19 në Prizren

Prizreni

Reparti i hemodializës, burim i infeksionit për rastet e reja me COVID-19 në Prizren

Më: 2 maj 2020 Në ora: 15:20
Klinika Infektive

Numri i personave të prekur me coronavirus në nivel vendi ka arritur në 813. Mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, konfirmoi shtatë raste të reja ku prej tyre gjashtë ishin nga komuna e Prizrenit dhe një nga Suhareka.

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prizrenit, Visar Shehu ka thënë se burimi i infeksionit për të gjitha rastet është reparti i hemodializës në Spitalin e Prizrenit.

Ai ka treguar se nga gjashtë rastet që u konfirmuan mbrëmë njëri është pacient i hemodializës kurse pesë të tjerët janë persona kontakti të të infektuarve më herët.

Shehu ka thënë se gjendja shëndetësore të gjithëve është e mirë dhe se të njëjtit janë në vetizolim në shtëpi.

Ai ka thënë se numri i personave të shëruar në këtë komunë nga COVID-19 është 15.

“Numri total i personave të prekur në Prizren me COVID-19 është 75, prej tyre 15 janë shëruar kurse dy kanë ndërruar jetë, pra kemi 58 raste aktive në Prizren”, ka thënë Shehu.

Kryetari i kësaj komune Mytaher Haskuka mbrëmë ka bërë të ditur se sot do të ketë një numër të lartë të testimeve rreth 30 teste, me shpresë që ky trend në rritje të ndalet.

Mbrëmë në nivel vendi janë shëruar edhe 27 pacientë me coronavirus, duke e rritur numrin e të shëruarve në 298. Ndërkaq deri më tani nga ky virus kanë humbur jetën 22 persona.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat