Mbjellja e drunjëve dekorativ, në kohë pandemie në fshatin Shpinadi të komunës së Prizrenit!

Prizreni

Mbjellja e drunjëve dekorativ, në kohë pandemie në fshatin Shpinadi të komunës së Prizrenit!

Nga: Petrit Dibrani Më: 8 maj 2020 Në ora: 23:19
Fshati Shpinadi - Prizren

Qytetarët munden ta vlerësojnë!

Investimi nga Kuvendi Komunal, në drunjë dekorativ në kohë pandemie, ndërsa qytetarët e izoluar.

Unë e di që, Pranvera fillon me 21 Mars dhe mbaron me 22 Qershor!

Nëse për ata që kanë marrë vendim, për mbjellje të drunjëve dekorativ në kohë pandemie;  Pranvera mbaron para 22 qershorit, t'na informojnë edhe ne si qytetarë. Jeni ngutur, keni pasur kohë të mjaftueshme. Hulumtoni qytetarët, të cilët janë me gjendje të rëndë ekonomike, me munges të artikujve elementarë ushqimorë, mos të flasim për artikuj higjieno sanitar, të izoluar dhe pa punë.

Faktori njeri, jo vetëm në këtë kohë pandemie, që është e domosdoshme, por ç'doher duhet të jetë në rend të parë, apo motoja. " Qytetarët prioritet " keni harruar?

Këtë shprehje e kemi ndëgjuar shumë shpesh nga ju, udhëheqës së qeverisë komunale, gjatë fushatës parazgjedhore!

Nën thonjëza, qytetarët prioritet!

Po e shkruaj, nën thonjëza pa shenja të pikēsimit, ndoshta e kuptoni më mirë, ju udhëheqës së qeverisë komunale!

Sektori i ambientit dhe menaxhimit, në këtë rastë ia ka huqur keq...

Mos harroni qytetarët në rend të parë.

Dua të besoj, se qytetarët do aktivizohen!

Qytetaria aktive e sjell ndryshimin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat