Merrej me fajde dhe detyrim dënohet grupi nga Prizreni

Prizreni

Merrej me fajde dhe detyrim dënohet grupi nga Prizreni

Më: 12 maj 2020 Në ora: 13:50
Gjykata

Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, javën e kaluar, ka vendosur në rastin e të akuzuarve T.K., K.K.,Gj.K., M.K., B.B., Gjk.K G.K. dhe B.O.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren, i datës 24.05.2019, është ndryshuar ashtu që të akuzuarit janë shpallur fajtor nga ana e kësaj gjykata për veprat penale “Detyrim” dhe “Fajde” nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

“Të dënuarit: T.K. dhe K. K më nga 5 vjet burgim dhe 20 mijë euro gjobë; Gj.K. me 3 vjet e 6 muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë; M.K më 3 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë; B.B më 5 vjet burgim dhe 20 mijë euro gjobë; Gjk. K. më 3 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë dhe G.K më 3 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

“Po ashtu aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, është ndryshuar edhe për veprat për të cilat ata janë shpallur fajtor, vetëm sa i përket vendimit mbi dënim. Të akuzuarit B.O. i është shqiptuar dënimi më burgim në kohëzgjatje prej 5 vjetësh, për shkak të veprës penale “Detyrim” nga KPRK. Të akuzuarit T.K. dhe Gj.K janë dënuar secili më nga 2 vjet e 8 muaj burgim për shkak të veprës penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga KPRK. Gjithashtu tre të lartcekurit, se bashku më të akuzuarit M.K. dhe K.K., janë dënuar më nga 5 mijë euro gjobë, për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të pa autorizuar të armëve” nga KPRK.

Konfom dispozitave ligjore, të akuzuarve u është shqiptuar dënim unik më sa vijon:

T.K – 7 vjet burgim dhe 20 mijë euro gjobë; K.K. – 5 vjet burgim dhe 20 mijë euro gjobë; Gj.K. – 5 vjet e 6 muaj burgim dhe 15 mijë euro gjobë; M.K – 3 vjet burgim dhe 10 mijë euro gjobë; si dhe B.B. – 5 vjet burgim dhe 25 mijë euro gjobë.

Lidhur më veprën penale “ Shpëlarje e parave” çështja i është kthyer gjykatës së shkallës së parë në rigjykim dhe rivendosje.

Të akuzuarve T.K., K.K.,Gj.K, B.B. dhe B.O, u është caktuar masa e paraburgimit, e cila masë do t’iu llogaritet nga data e arrestimit, por jo me gjatë se dënimi i shqiptuar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat