Nisë zhvillimi i parkut inovativ Gjermani-Kosovë në Prizren

Prizreni

Nisë zhvillimi i parkut inovativ Gjermani-Kosovë në Prizren

Më: 13 maj 2020 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Në vazhdim të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Gjermanisë, Qeveria ka marrë vendim që sipërfaqja prej 40 hektarësh, ku dikur ishin kazermat e KFOR-it gjerman, tani t'i kalojë në shfrytëzim shoqatës "ITP Prizren", e cila do ta zhvillojë Parkun gjermano-kosovar të Trajnimit dhe Inovacionit.

Parku do të punojë për zhvillimin ekonomik, ndërmarrësinë, arsimin dhe hulumtimin.

Vëmendje e veçantë do t'u kushtohet shkencave të aplikuara, teknologjisë, bujqësisë, mjedisit, krijimtarisë e kulturës.

Shoqatën "ITP Prizren" do ta bashkëdrejtojnë përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Ambasadës Gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat