Sot inaugurohet Parku për Inovacion dhe Trajnim në Prizren

Prizreni

Sot inaugurohet Parku për Inovacion dhe Trajnim në Prizren

Më: 19 maj 2020 Në ora: 06:04
Ilustrim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari si dhe zv.ministri i Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu do të marrin pjesë në inaugurimin e Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizren.

Ndërsa me pas kryeminsitri Kurti i shoqeruar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të vizitoj edhe dy biznese lokale në zonën industriale, përkatësisht në Qumështoren Sharri dhe kompaninë Proton Cable.

Pas tërheqjes së forcave të armatosura gjermane në fund të vitit 2018, sipërfaqja 40 hektarëshe e kampit fushor në Prizren po shndërrohet në Park të Inovacionit dhe Trajnimeve për përkrahje të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve është shumë më tepër se një park biznesi klasik.

Parku siguron lidhje të ngushta ndërmjet qiramarrësve, si dhe ndërmjet menaxhmentit të parkut dhe qiramarrësve, duke ofruar një ambient që nxit sinergji ndërmjet sektorit privat, institucioneve të arsimit dhe aftësimit profesional dhe aktiviteteve të inovacionit

Koncepti i Parkut në Prizren parasheh përfshirjen e këtyre sektorëve me potencial të madh për zhvillim dhe krijim të vendeve të reja të punës:

Ndërmarrjet e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe ato të bazuara në teknologji, Bujqësia dhe përpunimi bujqësor dhe Industria kreative dhe kulturore përshirë turizmin.

Në përkrahje të sektorëve të lartpërmendur, janë identifikuar edhe dy fusha tjera ndërsektoriale: Arsimi dhe Aftësimi Profesional dhe Hulumtimi dhe Zhvillimi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat