Shiu vërshon oborret e shtëpive në Prizren

Prizreni

Shiu vërshon oborret e shtëpive në Prizren

Më: 21 maj 2020 Në ora: 12:23
Shiu në Prizren

Tash e tri ditë që në Kosovë po mbretëron mot i ligë i shoqëruar me reshje të shiut.

Derisa në një pjesë të madhe, për dy net radhazi pati edhe shtrëngata e breshër.

Ndër komunat e prekura ishte edhe komuna e Prizrenit.

Në disa fotografi që ka dërguar një lexues shihet se oborret e shtëpive janë vërshuar nga shiu i rrëmbyeshëm.

Aty shihet se një pjesë e madhe e tokës dhe oborreve përreth janë mbuluar me një sasi të konsiderueshme të shiut.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat