​Haskuka: Dëmet nga vërshimet në kulturat bujqësore janë serioze - Bota Sot
​Haskuka: Dëmet nga vërshimet në kulturat bujqësore janë serioze

Prizreni

​Haskuka: Dëmet nga vërshimet në kulturat bujqësore janë serioze

Nga: A.SH Më: 21 maj 2020 Në ora: 16:46
Foto

Breshëri dhe reshjet e shumta ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime dhe dëme të mëdha në rajonin e Anadrinisë dhe fshatrat përreth.

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ka thënë se fatmirësisht nuk ka pasoja te njerëzit, por dëmet janë serioze, sidomos në kulturat e ndryshme bujqësore.

Postimi në Facebook:

Breshëri dhe reshjet e shumta që kishim këto ditë, kanë shkaktuar vërshime dhe dëme të mëdha në rajonin e Anadrinisë dhe fshatrat përreth.

Nga këto fatkeqësi natyrore fatmirësisht nuk kemi pasoja tek njerëzit, mirëpo dëmet janë serioze nëpër shtëpi dhe sidomos në kulturat e ndryshme bujqësore që janë shkatërruar tërësisht, duke ditur që rajoni i Anadrinisë është i njohur për zhvillimin e bujqësisë.

Për këtë arsye me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural menjëherë kemi krijuar komisione të përbashkëta për të evidentuar dhe vlerësuar këto dëme në bujqësi, në mënyrë që më pas të bëhet edhe kompenzimi i tyre.

Gjithashtu edhe me Drejtorinë për Emergjencë dhe Siguri, do të bëjmë analizën e terrenit për mundësinë e intervenimeve në shtratin e lumit dhe në infrastrukturë, në mënyrë që mos të përsëritet më kjo gjendje nga fatkeqësitë e tilla natyrore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat