20 policë do të testohen për Coronavirus në Prizren

Prizreni

20 policë do të testohen për Coronavirus në Prizren

Më: 22 maj 2020 Në ora: 13:08
Ilustrim

Në Prizren 20 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës do t’u merren mostrat për Covid-19, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizren Shaban Osmanollaj.

Ai ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme gjithashtu do të merren edhe 20 mostra të tjera.

Pjesëtarët e Policisë ë Kosovës në Prizren po testohen dy ditë pasi një familje 8 anëtarëshe në Prizren doli pozitive në testet për Covid. Njëri prej anëtarëve të kësaj familje është pjesëtarë i policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat