Identifikohen 12 policët që dolën pozitivë, të gjithë vetizolohen - Bota Sot
Identifikohen 12 policët që dolën pozitivë, të gjithë vetizolohen

Prizreni

Identifikohen 12 policët që dolën pozitivë, të gjithë vetizolohen

Më: 23 maj 2020 Në ora: 10:24
Ilustrim

12 policët që u infektuan me koronavirus në Prizren janë me shëndet të mirë dhe që të gjithë janë në shtëpitë e tyre.

Sot do të testohen edhe 25 persona që dyshohet se kanë pasë kontakt me këta 12 policë, përfshirë edhe kolegë të tyre policë.

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu, tha për media se 2 nga 12 policët e infektuar janë nga komuna e Suharekës, ndërsa 10 të tjerët nga komuna e Prizrenit.

Ai njoftoi se një police që doli pozitive dje nga fshati Romajë e Prizrenit i është dashur që të merr terapi në shtëpinë e saj, pasi ka qenë me terapi infuzive.

“Dje ekipet urgjente kanë shkuar në Romajë te një police që ka dalë pozitive, e cila ka qenë në terapi infuzive dhe ne kemi qenë në dijeni për këtë. Asaj i është vendosur terapia në shtëpinë e saj”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat