Që 8 vjeç nisi të agjëronte, koronavurisi bëhet shkak që për herë të parë 110-vjeçarja të mos falte në xhami namazin - Bota Sot
Që 8 vjeç nisi të agjëronte, koronavurisi bëhet shkak që për herë të parë 110-vjeçarja të mos falte në xhami namazin

Prizreni

Që 8 vjeç nisi të agjëronte, koronavurisi bëhet shkak që për herë të parë 110-vjeçarja të mos falte në xhami namazin

Më: 24 maj 2020 Në ora: 12:12
Xhemile Susuri

110 vjeçarja, Xhemile Susuri, edhe pse personi ndoshta më në moshë jo vetëm në Kosovë, deri para pak vitesh ka agjëruar muajin e Ramazanit, ndërkohë këtë herë ishte rasti i parë që namazin e Fiter Bajramit nuk e fali në xhaminë e fshatit për shkak të pandemisë COVID-19.

Ajo ka filluar që të agjërojë për herë të parë në jetën e saj në moshën 8 vjeç, ndërsa në xhami i ka falur të gjitha Bajramet. Përkundër moshës, e moshuara Xhemile ende bën punime të dorës dhe ujit lulet në oborrin e shtëpisë.

Ajo thotë se puna fizike përfshirë edhe muajin e Ramazanit e ka bërë të jetë e shëndetshme. Xhemile Susuri ka lindur në vitin 1910 në Bele të Kukësit në Shqipëri dhe më vonë u martua në Zhur të Prizrenit, ku dhe jeton akoma.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat