​Haskuka ngushëllon familjarët e 59-vjeçarit të vdekur nga koronavirusi

Prizreni

​Haskuka ngushëllon familjarët e 59-vjeçarit të vdekur nga koronavirusi

Më: 25 maj 2020 Në ora: 21:11
Mytaher Haskuka

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytafer Haskuka ka shprehur ngushëllime familjes së personit A.H. (1961) që sot ndërroi jetë si pasojë e COVID-19.

Ai me këtë rast ka shfaqur shpresën se kjo do të jetë hera e fundit që do të ketë lajme të tilla të hidhura.

Postimi i plotë në Facebook:

Sot nga IKSHPK u njoftova që në Klinikën Infektive në QKUK ka ndërruar jetë pacienti i tretë i infektuar me COVID-19 nga komuna e Prizrenit, i cili ishte me vendbanim nga fshati Randobravë.

Shpreh ngushëllimet e mia gjithë familjarëve dhe gjithë miqve. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen dhe ua shtoftë durimin!

Shpresoj që kjo të jetë hera e fundit e lajmeve të tilla të hidhura dhe të gjithë të infektuarit e tjerë të shërohen sa më shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat