59 raste aktive me Coronavirus në Prizren, sot pritet të merren mostrat e reja

Prizreni

59 raste aktive me Coronavirus në Prizren, sot pritet të merren mostrat e reja

Më: 26 maj 2020 Në ora: 13:50
Prizren

Komuna e cila prinë me numër më të madh të të infektuarve me Coronavirus në Kosovës është Prizreni me gjithsej 59 raste aktive.

Në këtë komunë 13 të infektuar janë pjesëtarë të policisë së Kosovës.

Në një prononcim lidhur me gjendjen shëndetësore të tyre ka folur drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu.

Ai tha se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe se policët e infektuar janë në vetizolim.

“Për momentin raste aktive janë 59,  pjesa dërmues e rasteve janë duke u trajtuar në shtëpi pa patuar nevojë për hospitalizim nëse nuk gabohem 3 nga ta janë në Klinikën Infektive, gjendja e tyre nuk është e keqe janë me oksigjeno terapi . Numri i policëve në komunën  e Prizrenit është 13,  ndërsa dy policë të tjerë që janë infektuar në Prizren por janë nga Suhareka, që të gjithë janë në vetizolim”, tha ai.

Shehu tha se 6 rastet e fundit të infektuar me Coronavirus nga Komuna e Prizrenit janë raste të kontaktin të një familjari i cili para 5 dite ka rezultuar pozitiv.

Ai tha se edhe sot do të merren disa mostra nga Instituti i Shëndetit Publik për tu testuar, por ende nuk dihet numri i saktë i të testuarve.

“Janë marrë mostrat d.m.th. para tre dite apo katër pas rastit të parë të policit janë marrë një numër rekord i mostrave 133 në komunë e Prizrenit nga 85 kanë qenë pjesëtar të policisë dhe vetëm 1 ka rezultuar pozitiv ndërkohë që të gjithë tjerët janë negative, ndërkohë që dje janë marrë po ashtu 71 mostra të gjithë persona të kontakteve ku kanë dalë vetëm 6 pozitiv mirëpo të gjithë janë pjesë të një familje ku një prej anëtareve i familjes ka qenë i infektuar para 5 dite. Sot po ashtu do të merren mostrat, por nuk e di numrin se sa do të bëhen sot”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat