AAK kërkon hetime për tenderin e ulëseve dhe shtyllave të parkut në Prizren - Bota Sot
AAK kërkon hetime për tenderin e ulëseve dhe shtyllave të parkut në Prizren

Prizreni

AAK kërkon hetime për tenderin e ulëseve dhe shtyllave të parkut në Prizren

Më: 29 maj 2020 Në ora: 11:18
Prizren

Grupi Parlamentar i AAK-së ka reaguar lidhur me menaxhimi ë Komunës e Prizrenit, duke pretenduar se gjatë periudhës së epidemisë ka pasur keqpërdorime të shumta.

Në komunën që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, GP i AAK-së thotë se prokuroria duhet të nisë menjëherë hetime në lidhje me tenderin për ulëse dhe shtylla të parkut ku dyshohet se janë keqpërdorur mbi 105 mijë euro.

“Keqpërdorimet në institucionet ku udhëheq Vetëvendosje, janë intensifikuar gjatë periudhës së kaosit pandemik. Tenderomania në Komunën e Prizrenit është një tjetër teren ku Prokuroria duhet të nis hetimet sa më shpejtë. AAK ka bërë një përllogaritje të çmimeve reale, dhe të çmimeve me të cilat Komuna e Prizrenit ka blerë ulëse e shtylla parku, sipas një tenderi të shpallur së fundmi”, thuhet në komunikatën për media të AAK-së.

Sipas tyre, çmimi i ulëses sipas tenderit ishte 995 euro, ndërsa çmimi real i ulëses ishte 129 euro.

Po ashtu, gjithnjë sipas AAK, çmimi i shtyllës për ndriçim sipas tenderit ishte 900 euro, ndërsa çmimi real i shtyllës për ndriçim ka qenë 11 euro.

AAK thotë se shuma e përgjithshme e paguar sipas tenderit ka qenë 113,700 euro, ndërsa shuma e përgjithshme sipas çmimit real është 8,400 euro.

“Diferenca është 105,300 euro, që i bie se dikush nga zyrtarët komunalë të Prizrenit, i ka futur në xhep këto para”, përfundon komunikata.

Image
Dokumenti
Image
Dokumenti
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat