Sot testohen edhe 37 zyrtarë tjerë policorë për koronavirus

Prizreni

Sot testohen edhe 37 zyrtarë tjerë policorë për koronavirus

Më: 30 maj 2020 Në ora: 08:00
Ilustrim

Dje në Prizren janë paraqitur edhe pesë raste të reja me koronavirus.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka thotë  se të infektuarit e ri janë familjarë të një punëtori të një fabrike që ishte infektuar disa ditë më parë.

Haskuka thotë se gjatë fundjavës së kaluar në Prizren janë bërë mbi 300 teste për shkak të numrit të madh të kontakteve që kanë pasur policët e infektuar të stacionit “alfa”.

“Për fat të mirë rastet nuk janë aq sa kemi pritur. Duke krahasuar me numrin e testeve rastet janë të ulëta”, tha ai në mediat vendore. Kryetari i Prizrenit thotë se në këtë komunë edhe sot do të bëhen 37 teste të reja për zyrtarët policorë.

Haskuka thotë se është lajm i mirë që rreth 100 policë të testuar që kanë qenë në vet izolim kanë rezultuar negativ.

Kryetari i Prizrenit ka lutur qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura nga IKSHPK në mënyrë që sipas tij t’i ndalet hovi coronavirusit në këtë vend.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat