7 persona të vdekur brenda 24 orëve, 5 prej tyre janë nga Prizreni

Prizreni

7 persona të vdekur brenda 24 orëve, 5 prej tyre janë nga Prizreni

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 08:26
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme kanë vdekur 7 persona nga koronavirusi, pesë prej tyre janë nga Komuna e Prizrenit.

Në orët e paraditës Qendra Klinike Universitare e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar për vdekjen e tre persona ku dy nga ta ishin nga Prizrenit.

Ndërsa në orët e pasdites nga Klinika Infektive kanë konfirmuar se kanë vdekur katër persona të tjerë po ashtu nga koronaviusi, tre prej tyre janë nga Komuna e Prizrenit.

Njëri nga ta kishte shkuar pa shenja jetë në Infektivë e i cili në orë 15:00 ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Në Klinikën Infektive e kam dhënë raportin dy persona të vdekur nga Prizreni, i treti ka ardhur në orët e mëngjesit i vdekur, pa shenja jetë në ora 15:00 është konfirmuar pozitiv po ashtu nga Prizreni. Atje në njësi të sportit ata duhet me ju dhënë informata sepse nuk kam informata për të vdekurin e katërt”, kanë thënë për mediai nga Klinika Infektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat