Nuk respektuan orarin e lëvizjes dhe kanosën policët, arrestohen dy persona në Prizren

Prizreni

Nuk respektuan orarin e lëvizjes dhe kanosën policët, arrestohen dy persona në Prizren

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 13:42

Policia në Prizren ka arrestuar dy persona të cilët nuk kanë repsketuar dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë.

Po ashtu, të dyshuarit kanë kanosur zyrtarët policor dhe kanë penguar ata gjatë arrestimit.

"Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nga njësiti policor ishin ndaluar pasi kishin lëvizur  jashtë orarit për lëvizje  lidhur me vendimin e qeverisë për shkak të virusit Covid-19. Njëri prej të dyshuarve e kishte kanosë njërin prej zyrtarëve policor, ndërsa tjetri  i kishte penguar zyrtarët policor që ta arrestonin të dyshuarin tjetër dhe kishte incizuar me telefon”, njofton policia në raportin 24 orësh.

Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat