Djali me akuza të rënda ndaj mjekëve të Prizrenit për vdekjen e babait që u trajtua për Covid -19, por që s’ishte i infektuar

Prizreni

Djali me akuza të rënda ndaj mjekëve të Prizrenit për vdekjen e babait që u trajtua për Covid -19, por që s’ishte i infektuar

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 19:42
Hysen Gashi

Një qytetar i Kosovës po akuzon mjekët në spitalin e Prizrenit për vdekjen e babait të tij. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Hysen Gashi, thotë se babai i tij u trajtua për Covid-19 në repartin e Pulmologjisë në spitalin rajonal të Prizrenit, pavarësisht se ai nuk vuante nga një sëmundje e tillë.

Gashi thotë se pasi varrosën babanë u njoftuan nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik se familjari i tyre kishte rezultuar negativ për koronavirus.

“Sot na u konfirmua rezultati COVID negativ per baben tone. Atehere, perse vdiq baba jone?”, shkruan ai.

Qytetari ka kritika për stafin mjekësor, të cilët sipas tij, nuk bën mjaftueshëm për shërimin e të afërmit të tyre.

“A mund te quhen heronje keta mjek kur duhet lutur qe te vizitojne pacientin pasi qe ti e veren qe gjendja e tij eshte duke u keqesuar? A mund te quhen heronje keta mjek kur debatojne nder vete, jo eshte pacienti im jo i yti e shume e shume tjera.”, pyet ai.

“A mund te quhen heronje keta mjek kur duhet lutur qe te vizitojne pacientin pasi qe ti e veren qe gjendja e tij eshte duke u keqesuar? A mund te quhen heronje keta mjek kur debatojne nder vete, jo eshte pacienti im jo i yti e shume e shume tjera.”, shpjegoi ai.

Familarët kritika kishin edhe për varrimin e të ndjerit, pasi ndër tjera thotë edhe të jenë kërcënuar.

“Per trajtimin pas vdekjes dhe organizimin e vorrimit nuk po flas, pasi qe eshte nje trajtim aq sa i tmerrshem aq edhe qnjerezor dhe kriminal, deri aty sa edhe te kercenojne.

Une nuk e di perse vdiq baba im. Baben tim e vrau shteti im, baben tim e vrau ky shtet per te cilin ai me gjithe familjen e tij sakrifikoi shume”, përfundoi Gashi.

Sipas familjarëve Halit Gashi vdiq më 15 korrik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat