Inspektorati dhe policia nisin aksionin në Prizren, shohin nga afër sa po respektohen masat anti-COVID

Prizreni

Inspektorati dhe policia nisin aksionin në Prizren, shohin nga afër sa po respektohen masat anti-COVID

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 22:10
Inspektorati dhe policia nisin aksionin në Prizren

Inspektorati Sanitar dhe ato komunale kanë filluar sonte një aksion për të parë nga afër nëse po zbatohen masat anti-COVID të vendosura së fundi nga Qeveria e Kosovës.

Në qytetin e Prizrenit tashmë në teren kanë dalë ekipet e Inspeksionit bashkë me pjesëtarët e policisë për të shikuar nga afër gjithë situatën.

Në fotografi vërehet se të njëjtit po ndalojnë qytetarët dhe po kontrollojnë bizneset se sa po respektohen masat.

Image
Inspektorati dhe policia nisin aksionin në Prizren

Duhet përkujtuar që qytetarët të cilët nuk po i përmbahen masave anti-COVID mund të gjobiten nga 500 deri në 8 mijë euro, ose me dënim me burg deri në 12 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat